Vlerësimet për kuqezinjtë në Serie A
Etrit Berisha e ka nisur me humbje aventurën e tij tek Spal. Portieri i Kombëtares së Shqipërisë gjithsesi është vlerësuar nga mediat italiane më i miri në fushë për Spal, por e pati të pamundur që të evitonte humbjen me përmbysje ndaj ish-skuadrës së tij.
Berisha ishte spektakolar me pritjet e tij, duke shpëtuar ekipin nga një turpërim i mundshëm në ndeshjen e parë të sezonit. Të paktën 5 gola shmangu Berisha me pritjet e tij dhe mediat e krahasuan me supermenin.
Pavarësisht se SPAL shënoi 2 herë, Atalanta përmbysi gjithçka. Për skuadrën nga Bergamo në fushë ishte Berat Gjimshiti, i cili po ashtu dhuroi një paraqitje të mirë me ekipin e tij dhe e nisi kampionatin me këmbën e mbarë.
Një mbrëmje e mirë dhe për Tomas Strakoshën, që po ashtu e nisi me fitore. Lazio mundi jashtë fushe me rezultatin 3-0 Sampdorian. Strakosha ishte në çdo moment gati për të mbajtur portën e tij të paprekur.
Tv Klan