Ish-Kryeministri Sali Berisha dhe Ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim. Burime zyrtare bëjnë të ditur se takimi u zhvillua në zyrën e ish-Kryeministrit Berisha gjatë paradites.

Në takim mësohet se u diskutua për një spektër të gjerë çështjesh me interes të dyanshëm.

“Diskutimet ishin të hapura!”

, thuhet në një njoftim të shkurtër për mediat, por pa dhënë më shumë detaje.

/tvklan.al