Kryetari i PD, Sali Berisha u kërkon qytetarëve shqiptarë që të bashkohen për të rrëzuar qeverinë “Rama” të cilën e cilëson si diktatura e re pas asaj të Enver Hoxhës. Në aktivitetin e zhvilluar në selinë blu, Azem Hajdari si simbol i lirisë, kryedemokrati teksa vlerësoi figurën e heroit të demokracisë,  theksoi se qytetarët duhet të ndjekin shembullin e studentëve të vitit 1990.

Teksa thotë se asnjë individ nuk ka punuar për lirinë e Shqiptarëve sa Azem Hajdari, Berisha rikujtoi kontributin e tij për të vendosur demokracinë në vendin tonë.

Risjellja në vëmendje të protestave studentore, vijnë një ditë para se PD të zhvilloi tubimin e saj në orën 17 në kuadër të mos bindjes civile. Demokratët vijojnë të këmbëngulin ngritjen e një qeverie teknike para zgjedhjeve të 11 majit, pa Edi Ramën kryeministër.

Klan News