E nisi me një falenderim për ata që i quajti si dhjetëra e dhjetëra guerrilas të demokracisë që protestuan në Londër.
Sali Berisha: Edi Rama ishte aty me banditë, kriminelë, njerëz pa kod dhe moral. Për herë të parë, një kryeministër thyen kocka të kundërshtarëve politikë në sallë për faktin e vetëm se ata ia përplasën në fytyrë ato që meritonte.
Sali Berisha kërkoi nga BE që të ushtrojë presion ndaj autoriteteve shqiptare që përgjimet e përftuara nga SKY EncroChat të vazhdojnë të njihen ligjërisht nga organet tona ligjzbatuese.
Sali Berisha: Partia Demokratike ka kërkuar krijimin e një Truth Commission, Komisioni i të Vërtetës për të bërë transparencën e plotë të lidhjeve të politikës me krimin, që siç provojnë këto regjistrime, janë një sipërmarrje e përbashkët kriminale. Përkundrejt këtij qëndrimi, po bëhen përpjekja të papërmbajtura nga organizatat kriminale, qeveria dhe vetë prokuroria speciale për të minuar ligjshmërinë e këtyre dokumenteve të përgjimit në Shqipëri dhe t’i deligjitimojnë ato nëpërmjet Gjykate Kushtetuese.
Ndërkaq federata e opozitës ftoi qytetarët në protestën e mosbindjes civile të martën pasdite.
Klan News