Në rast se Edi Rama del sërish kryeministër nga zgjedhjet e 11 Majit 2025 a do ta japë dorëheqjen Sali Berisha?

Kjo ishte një nga pyetjet që iu drejtua Berishës në emisionin “Opinion”. Kryedemokrati u përgjigj se kjo gjë nuk do të ndodhë dhe nuk ka si ta pranojë diçka që nuk ndodh.

Berisha u shpreh se do i fitojë zgjedhjet. Sipas tij, Rama nuk ka shans më për fitore dhe tha se kryeministri ka shuar Partinë Socialiste.

“Nuk mund të pranoj atë që s’ndodh. Unë do i fitoj zgjedhjet. Si mund t’i humbas zgjedhjet me një njeri që pak me thënë urrehet universalisht nga qytetarët? A e ke marrë vesh se çfarë lufte të brendshme po bëjnë ata me njëri-tjetrin? ‘Kreu i organizatës dhe Rama i përfshirë me ta. Pra, nuk kanë shans më për fitore. Aty qarkullojnë një grup njerëzish të inkriminuar gjer në palcë, por që vetëm sa çdo shkelje do të jetë barrë e tmerrshme ligjore mbi ta. Po flas për ministrat, për qeveritarët. Partia Socialiste nuk ekziston. PS është shuar, e ka transformuar. Ata do më votojnë mua”, tha Berisha./tvklan.al