Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e sfidoi kryeministrin Edi Rama në debat nga studioja e emisionit “Opinion”.
Berisha u shpreh i gatshëm për të debatuar me të, por tha se kreu i qeverisë nuk ka çfarë të mbrojë dhe nuk del përballë.
“Ne jemi të hapur. Përsëri unë e ftoj kundërshtarin. Të vijë në debat këtu. Sot u thashë aty. Hajde urdhëro të vij në grupin tuaj. Jam ish-kryeministër unë. E votuat buxhetin në këtë mënyrë? Hajde t’u tregoj ku janë paratë se nuk e bëj për politikë dhe propagandë. Të vijë këtu, të mbrojë buxhetin, tu them çfarë u kanë shkaktuar shqiptarëve. S’vjen dot ai. Nuk vjen jo, thirre”, u shpreh Berisha./tvklan.al