Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar, pasi kreu i qeverisë Edi Rama tha se materiali audio i publikuar nga opozita është një akt mashtrimi.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rama është duke mbrojtur vëllain e tij dhe veten.

Statusi i plotë

O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty, por mbron Olsin dhe menderen e tij!

Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot për kokën e Agron Xhafës për të shpëtuar menderet e tyre! Në një akt pafytyrësie ekzemplare, ata u betuan para shqiptarëve, pasi paketuan Gonin e tyre të dashur për në Itali se gjithçka është e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjatë natës kishte bërë edhe ekspertizen dhe sipas tij zëri nuk ishte i tëmirit Agron por i opozitës.

Përkrah tij qëndronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me zë dhe dëshmitarë gjithçka është e vëlla Agronit.

Me këtë rast dua ti them Fatziut të drogës se Rama nuk mashtroi për ty as dhe për Geronin tënd, por për Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krrejë shumë shpejtë nga karriget tuaja që qëndrojnë mbi krimin dhe drogën! sb

/tvklan.al