Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi u dërgua me ambulancë në një spital të Milanos për shkak të dhimbjes në veshka. 82-vjeçari mori trajtim mjekësor, megjithatë Berlusconi planifikon që të marrë pjesë në një aktivitet politik më vonë. Silvio Berlusconi u dënua për mashtrim tatimor në vitin 2013 dhe që prej atëherë ka mbajtur një profil të ulët publik.

Ai ka drejtuar partinë Forza Italia dhe ka qenë Kryeministër i Italisë nga viti 2008 deri në vitin 2011, kur për të nisën problemet ligjore. Berlusconi ka qenë i përfshirë edhe në një çështje gjyqësor për një prostitutë të mitur, që përfundimisht u shpall i pafajshëm. Por kjo ngjarje i shkaktoi humbje të madhe në elektorat.

/tvklan.al