Gjatë një vizite në qytetin më të ndotur të vendit Napoli, kryeministri italian Silvio Berluskoni trajton fuqishëm çështjen e plehrave duke kërkuar që njerëzit të marrin fshesën dhe të pastrojnë rrugët.
Silvio Berluskoni: “Tani, ndërsa shoh plehra në rrugë, më vjen të ulem e t’i heq vetë. Pa shiko, sa bishta cigaresh ka aty. Ku t’i hedhim ne ato? Sigurisht që jo në xhep, por në koshin më ët afërt.”
Në muajin korrik Berluskoni u shpreh se rrugët në qytetin jugor ishin pastruar nga plehrat e grumbulluara prej muajsh, por paralajmëroi se do të duhen të paktën 3 vjet që të gjendet një zgjedhje përfundimtare për këtë problem. Plani i emergjencës së kavalierit përfshin edhe mobilizimin e ushtrisë për të ndaluar banorët e shumtë të sulmojnë pikat e riciklimit të plehrave. Napoli e ka rregulluar disi situatën pasi plehrat e tij po dërgohen në disa zona të tjera të Italisë dhe Evropës. Napoli ka qenë destinacioni më i shpeshtë i Berluskonit pasi pastrimi i qytetit ishte problemi i tij kryesor e për përmbushjen e premtimit kavalieri mban shpresën edhe tek qytetarët që duhet t’i futen punës për të mbajtur Napolin të pastër./tvklan.al
Gazetare: Urita Dokle