Përbërësit:

5 bërxolla

1-2 birra

kripë

piper i zi

piper i kuq

Përgatitja:

Ndezim furrën dhe e lemë të ngrohet. Lajmë mirë bërxollat dhe i vendosim në një tepsi.

I hedhim kripën, piperin e zi dhe të kuq dhe i shtojmë birrën, derisa të mbulohen bërxollat.

E vendosim tepsinë në furrë dhe e lemë të piqet për 1 orë në 200 gradë Celsius.

Bërxollat me birrë mund të shoqërohen me oriz ose patate.  Ju bëftë mirë!

/tvklan.al