Një burrë është filmuar duke detyruar nipin e porsalindur që të pijë birrë në festën e tij të datëlindjes. Xhaxhai kishte lyer gishtin me birrë dhe detyronte foshnjen të shijonte alkoolin.
Ngjarja ka ndodhur në Peru, ndërsa burri në fjalë është me profesion mësues. Të ftuarit e tjerë në ditëlindje dëgjohen në video duke qeshur pasi panë reagimin e foshnjes kur provoi shijen e birrës.
Këto pamje janë publikuar në Facebook dhe ka shkaktuar shumë kritika për sjelljen e mësuesit që po mundohej t’i jepte birrë me forcë nipit të tij të porsalindur. Disa prej komentuesve thanë se policia dhe autoritetet duhet të veprojnë pas publikimit të videos.
/tvklan.al