Këngëtarja mjaft e dashur nga publiku, Xhensila Myrtezaj sot feston 27- vjetorin e lindjes. Edhe pse në kushte izolimi në këtë ditë mjaft të veçantë për të, ajo ka marrë surpriza mjaft të bukura nga bashkëshorti i saj Besi.

Salloni i shtëpisë së tyre është mbushur me tullumbace dhe lule, një dekor që padyshim i ka dhënë dhe më tepër bukuri kësaj dite.

Ka qenë vetë Xhensila, ajo e cila në Instastory ka publikuar video dhe foto nga surpriza dhe dekori i veçantë./tvklan.al