Besa regjistroi fitoren e katërt radhazi në Kategorinë e Parë, në po kaq ndeshje të zhvilluara. Kavajasit triumfuan pastër me rezultatin 3-0 ndaj Kastriotit.

Më i miri në fushë, ishte padyshim Mentor Mazrekaj, i cili shënoi të tre golat e takimit, në minutat 47, 55 dhe 73.

Besa numëron 12 pikë pas katër javëve dhe kryeson me 12 pikë, ndërsa vlen të përmendet se deri tani kanë shënuar tetë gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Në ndeshjen tjetër, Vora u rikthye te triumfi, duke mposhtur me rezultatin 2-1 Valbonën. Me këtë sukses, skuadra e Bellait mban vendin e dytë me 9 pikë, ndërsa Valbona renditet në vendin e tetë me 4 pikë. /tvklan.al