Lajme Arkiva 2003

Besimtarët mysliman kanë dhuruar gjak për fëmijët e sëmurë me talasemi. Vetëm gjatë ditës së sotme është dhuruar gjak nga 10 besimtarë mysliman në xhaminë e tabakëve. Pas imamit të kësaj xhamie Elvis Naçi, besimtarët mysliman e kanë marrë këtë iniciativë për ti ardhur në ndihmë të gjithë njerëzve që kanë nevojë.

Elvis Naçi: Ne e kemi urdhër nga Zoti i Madhëruar që kur njerëzit kanë nevojë dhe ne kemi mundësi ti ndihmojmë atëherë bëhet detyrë parësore që ne ti ndihmojmë dhe suke e parë të mundshme që ne kemi mundësi që ti ndihmojmë  këta fëmijë me dhurimin e gjakut që ata të jetojnë sa më mirë dhe të jenë sa më të lumtur ne morëm iniciativën që sot të bëjmë dhurimin e gjakut.

Ndërkohë besimtarët mysliman janë shprehur se kjo është një fushatë që bëhet në bashkëpunim me qendrën e dhurimit të gjakut dhe do të shtrihet në të gjitha xhamitë e vendit./tvklan.al