Lajme Arkiva 2004
Dita e sotme për besimtarët mysliman të kryeqytetit filloi me ritualin e faljes së mëngjesit. Është dita Kurban Bajramit, besimtarët u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në sheshin para xhamisë së Et’hem Beut.
Dita e sotme mbart në vetvete edhe ritualin e flijimit të qengjit si dhe është shënuar si dita e bamirësisë ose e quajtur ndryshe edhe sadaka.
Dhe besimtarët mysliman të qytetit të Elbasanit 3500 syresh u mblodhën në faljen e mëngjesit ambientet e Pallatit të Sportit “Tomorr Sinani”.
Besimtarët vinin nga qyteti si dhe nga zonat përreth, ndërsa besimtarët e qytetit të Shkodrës u mblodhën në xhaminë e qytetit për të kryer ritualin e faljes së mëngjesit./tvklan.al