Kurban Bajrami është festuar në të gjithë vendin me ritin tradicional të therjes së bagëtive dhe urimit për më shumë përulje ndaj Zotit.
Në Dibër qindra besimtarë janë falur në xhaminë e re, e ndërtuar me kontributin e Komunitetit Mysliman dhe vetë besimtarëve. Kurbani dhe bagëtitë e therura iu shpërndarë familjeve të varfra dhe atyre në nevojë
Xhamia e Madhe e Shkodrës u mbushur që në orët e para të ditës me besimtarë të ardhur nga shumë zona në veri të vendit. Myftiu i qytetit Ndriçim Sulejmani ka uruar besimtarët për paqe dhe dashuri mes njëri tjetrit, duke bërë thirrje për më shumë mirëkuptim.
Mbi 3 mijë besimtarë kanë mbushur Pallatin e Sportit Tomorr Sinani në Elbasan. Falja e mëngjesit është shoqëruar me urimin për njëri-tjetrin dhe drekën e shtruar me rastin e festës.
Edhe të dënuarit në burgun e Peqinit ja falur në sheshin para ambienteve të burgut, ku kanë uruar për më shumë besim dhe dashuri tek njëri-tjetri.
Përfaqësues të pushtetit lokal dhe deputetë të zonës kanë marrë pjesë në drekën që komuniteti mysliman shtroi për besimtarët në qytetin e Durrësit. Të gjithë kanë uruar që festa të tilla t’i gjejnë bashkë qytetarët pavarësisht besimeve të ndryshme.
Drejtuesit e komunitetit mysliman në Lushnje nuk kanë mundur të shuajnë as ketë vit kontradiktat mes tyre. Ata kanë festuar të ndarë Kurban Bajramin duke kryer ritet e faljes së namazit në dy xhamitë të cilat vetëm 30 metër larg njëra-tjetrës
Dita që për besimtarët myslimanë simbolizon sakrificën dhe nënshtrimin ndaj Zotit është festuar edhe në rrethe të tjera të vendit./tvklan.al