Në shumë vende të botës islame, festa e Kurban Bajramit nuk u festua si çdo vit. Xhamia e madhe Al Aksa në Jeruzalem mblodhi një numër të konsiderueshëm besimtarësh.
Këtë Bajram ndryshe nga vitet e kaluara kur palestinezët mblidheshin së bashku për të ngrënë dhe për të festuar së bashku, kjo festë shumë familje i gjen të shpërndarë dhe të zhvendosur.
“Në Bajramin e kaluar kishte lumturi, por këtë Bajram nuk mund të ketë gëzim kur ka viktima, shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të zhdukur nën rrënoja.”
Në Liban dhe Egjipt u mbajtën lutje, një pjesë e mirë e të cilave shkoi për popullin e Gazës. Ndërsa jordanezët e shfrytëzuan këtë ditë të veçantë për të protestuar pranë ambasadës izraelite në Aman ku shumë prej tyre u panë duke valëvititur flamurin palestinez.
Mediat botërore kanë fokusuar edhe presidentin sirian Bashar al-Assad teksa merrte pjesë në faljen e Bajramit me zyrtarë dhe klerikë.
Problemet e shumta ekonomike që shqetësojnë myslimanët zunë një vend të rëndësishëm gjatë faljeve të Fitër Bajramit në Tunizi dhe Bangladesh.
Klan News