Lajme Arkiva 2003
Në prag të mbylljes së muajit të Ramazanit data e sotme shënon Natën e Kadrit, sipas filozofisë myslimane kjo është një natë e madhënueshme dhe ajo mund të krahasohet me 1000 muaj agjërim apo bamirësi të bërë nga besimtari mysliman.
Për rreth një muaj myslimanët shqiptarë kanë agjëruar dhe kanë pastruar shpirtin e tyre edhe me elementë të tjerë siç janë bamirësia apo edhe falja.
Besimtar: Nata e Kadrit për ne ka një kuptim shumë të thellë sepse kemi besim te kjo natë e mirë. Është mirë që nëse ke ti japësh fukarenjve.
Gazetari: Çfarë kërkoni nga Zoti?
Besimtare: Kërkoj shëndet për fëmijët në radhë të parë dhe të gjithë njerëzit të jenë në paqe.
Besimtar: Të gjithë besimtarët e Allahut ne si besimtarë në fshatin ku banoj unë në fshatin Picallë, ne nuk kemi xhami po vijmë nga gjysmë ore larg për të falur Bajramin, Natën e Kadrit, xhumanë, vijmë këtu.
Po ashtu gjatë ditës së sotme besimtarët agjërojnë deri në ardhjen e akshamit dhe më pas mbrëmja rezervon për tavolinat e tyre një gatim tradicional që i takon vetëm këtij muaji dhe kësaj nate të madhnueshme.
Besimtare: Therra në mëngjes gjelin, e përgatita, pastaj kur të shkoj do bëj ndonjë ëmbëlsirë. Kush është më tradicionalja nga ëmbëlsirat?
Besimtare: Hallva, ose ndonjë revani.
Mbi të gjitha ky muaj i Ramazanit dhe kjo natë e mirë e quajtur Nata e Kadrit ka forcuar më shumë vëllazërimin, paqen dhe pajtimin midis besimtarëve./tvklan.al