Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Kandidati demokrat për kryetar bashkie në Tiranë, Besnik Mustafaji është takuar me banorë të një lagje në Sauk. I njohim problemet tuaja është shprehur Mustafaji në takim. Partia Demokratike zotohet se do të njohë pronësinë 100% dhe do ta kthejë në masën 100%. Sipas tij, ky është një hap i madh, pasi duke zgjidhur pronësinë, i hapet rrugë infrastrukturës dhe më pas qytetarisë.

Ne kemi programe të gatshme për ujin, infrastrukturën e rrugëve dhe kanalizimeve. Vota juaj do të jetë mësim politik për koalicionin e majtë, që veç shkakton dëme. Më pas kandidati Mustafaji ka prezantuar kandidatin për minibashki të zonës numër 2, Dashamir Maçi.

Po sot paradite, kandidati për kryetar bashkie Besnik Mustafaji është takuar me përfaqësuesit e komunitetit çam, të cilëve iu garantoi mbështetjen e tij nëse vjen në krye të bashkisë. Ai vlerësoi kontributin e çamëve në konsolidimin e kryeqytetit dhe në formimin e shtetit shqiptar./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti