Lajme Arkiva – TV Klan 2000

“Unë nuk dua ta shajë rivalin tim, sepse nuk dua të shajë asnjeri”. Kështu e nisi fjalën e tij kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Besnik Mustafaji. Ai deklaroi edhe një herë besimin që duhet të kenë zgjedhësit e qytetit të Tiranës ndaj tij. Shpresa se do të fitojmë, më bëri mua, që të kandidojë si kryetar bashkie, theksoi më pas ai.

Takimi elektoral u zhvillua me zgjedhësit e njësisë administrative numër 9, banor i të cilit është edhe Mustafaji. Në fund u prezantua edhe kandidatja e PD për minibashkinë 9, zonja Tefta Shahini, e cila premtoi se do të përmirësojë kushtet urbanistike të kësaj njësie administrative, të Tiranës./tvklan.al