Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Me vendim të këshillit bashkiak, kjo rrugë merr sot emrin rruga e Saraçve. Mbiemrin e familjeve të para banuese në këtë lagje. Në përurimin e saj merrte pjesë edhe kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Besnik Mustafaji. Zëvendës kryetari i bashkisë, Buron Kaceli, është shprehur se nuk është kthim në identitet ai i ministrive, por ky këtu, i cili ka të bëjë me kthimin e emrave në origjinë. Kandidati Mustafaji gjen rastin, përshëndet, e premton.

Besnik Mustafaji:- “Unë dua t’i sigurojë të gjithë të pranishmit që ishin këtu dhe nëpërmjet tyre shumë të tjerë, se me konsideratën time, zemra e Tiranës dhe shpirti i Tiranës, mbeten tiranasit e vjetër dhe gjithë të tjerët që kanë ardhur në Tiranë, kanë shtuar energji për t’i dhënë kryeqytetit ato përmasa që ka ai sot”.

Ideja e kthimit të emrave, do të vazhdojë me ngritjen e përmendoreve e monumenteve të figurave të shquara tiranase./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti