Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e Dëshmorëve të Atdheut. Në emër të kreut të shtetit u vendos edhe një kurorë me lule pranë Monumentit “Nëna Shqipëri”.
Përmes një mesazhi, Presidenti Bajram Begaj thotë se Dëshmorët e Atdheut u martirizuan për atë që ne sot e gëzojmë, lirinë.
“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë. Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyrei i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë. Lavdi dëshmorëve të Atdheut“, thotë Presidenti Begaj.
/tvklan.al