Në samitin e 75-vjetorit të aleancës ushtarake, NATO, presidenti i SHBA, Joe Biden mbajti fjalën e tij teksa tha se nuk do të lejonte që kjo aleancë të mbetej pas.

“Ne mund dhe do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s, kjo aleancë do të jetë gjithmonë gati për çfarëdo kërcënimi me të cilin do të përballet,” tha Biden.

Por teksa Biden përcjell mesazhet e tij për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në botë, tema kryesore për demokratët, por edhe për krerët e shteteve anëtare mbeten zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Në samitin që po mbahen në Washington numri i demokratëve të cilët kërkojnë që Joe Biden të heqë dorë nga kandidimin i tij është shtuar.

Para gazetarëve Pat Ryan një demokrat i moderuar që përfaqëson New Yoruk-un ka thënë se Biden duhet t’i japë fund kandidimit të tij për të mirën e vendit.

“Do të gaboja nëse do të thoja se Biden është kandidati më i mirë për zgjedhjet presidenciale të SHBA në Nëntor,” tha Ryan.

Ai gjithashtu u shpreh se mbështetja për Biden ra me ritme shumë të shpejta pas debatit publik me rivalin e tij Donald Trump. Perfomanca e tij në këtë debat u konsiderua si më e keqja.

Ryan thekson më tej se gjëja më e mirë që mund të bëjë Biden tani është që të lejojë krijimin e një gjeneratë të re liderësh.

Duket se Biden nuk ka shpëtim nga “thashethemet” për kandidimin e tij për t’u rizgjedhur si presidenti i SHBA-ve. Një shkrim i yllit të Hollywood dhe njëkohësisht donatorit të Partisë Demokratike, George Clooney i jep një goditje tjetër figurës së Joe Biden.

Ai ka bërë thirrje që Biden të tërhiqet nga gara. Sipas tij rënia e “reputacionit” të presidentit aktual të SHBA-ve nuk është një iluzion, por një realitet.

Clooney mendon se zgjidhje për demokratët do të ishte që ata të rigrupohen dhe të zgjedhin një kandidat të ri.

/tvklan.al