“Problemi kreditimit të ekonomisë është i vjetër sa tranzicioni”.
Kështu e shpjegon Zef Preçi rënien e kreditimit në ekonominë shqiptare. Në fund të Nëntorit të 2018-s, stoku i kredisë ra me 157 milionë Euro. Sipas Bankës së Shqipërisë, ngushtimi i kanaleve të kreditimit është pasqyruar më shumë në kahun e biznesit se në atë të individëve.
Ekspertët e ekonomisë thonë se raporti mes depozitave dhe kredisë që japin bankat në Shqipëri është 45%, ndërsa në vendet e rajonit është më i lartë dhe në Kroaci arrin në 150%. Por ata evidentojnë edhe një tjetër problem strukturor, ku huaja është e përqendruar vetëm te një pakicë biznesesh të mëdha.
Që të ketë zhvillim ekonomik, ekspertët kërkojnë që të kreditohen sektorët prodhues në vend, me qëllim rritjen e eksporteve. Sipas Bankës së Shqipërisë kredia për bizneset në tremujorin e tretë të vitit që shkoi u tkurr me 1.3 pikë përqindje ndaj prodhimit kombëtar, duke reflektuar dhe kërkesën e dobët të sektorit privat.
Tv Klan