Një 55-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të mërkurë në Tiranë pasi ra nga lartësia, teksa punonte në një kantier ndërtimi. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi të rreth orës 09:00 të mëngjesit, te Kodra e Diellit. Punëtori u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore ai nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë në mesditë.
“Rreth orës 09:00, te Kodra e Diellit, në një kantier ndërtimi, ka rënë nga lartësia e objektit ku ishte duke punuar, shtetasi S. B., 55 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ka humbur jetën në spital, rreth orës 13:10. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia e Tiranës në një njoftim për mediat./tvklan.al