Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” të Fierit rreth orës 09:40.

Mësohet se zjarri ka rënë në katin e parë të pallatit në banesën në pronësi të 76-vjeçarit me iniciale Ll.Xh. Shkak është bërë një qiri i lënë ndezur. Për pasojë, ka marrë flakë tapeti dhe janë djegur disa orendi shtëpiake.

Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al