Lajme Arkiva 2003

Bienalja e dytë e Tiranës është në prag të çeljes së saj. Pas paraqitjes me sukses të bienales së parë të kryeqytetit e cila solli në vend me dhjetëra artist, kurator apo kritik arti dhe shënoi një numër rekord vizitorësh rreth 20.000 bienalja e dytë duket se ka ardhur si rezultat i një pune mjaft të mirë për t’ju krijuar artistëve të rinj një hapësirë të re për të shprehur artin e tyre.

Kësaj here Bienalja e Tiranës është ndërtuar mbi strukturën e titulluar “Utopos” dhe do të sjellë në Tiranë mbi 100 artistë nga e gjithë bota si edhe një numër të madh profesionistësh në artet vizive, murator, kritik arti, ekspert, gazetarë dhe shumë artëdashës.

Bienalja do të realizohet në ambientet e Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Historik Kombëtar, por nuk do të kufizohet vetëm nga këto hapësira. E cilësuar si aktiviteti më i madh në fushën e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe  në Ballkan, në këtë bienale nuk do të mungojnë edhe punët sensansionale të cilat do të servilen nga artistë të ndryshëm jashtë mureve të galerisë.

Edi Muka: Do të veçoja projektin e vazhdimit të pikturimit të fasadave, e nisur nga kryetari i Bashkisë Edi Rama, nga një numër artistësh tepër të njohur bashkëkohor. Është një projekt i cili është propozuar nga Hans Ulrich Obrist dhe Anri Sala që është artisti ynë shqiptar mjaft i njohur sot në botë, të cilët kanë përzgjedhur një numër artistësh të cilëve u është propozuar ideja e vazhdimit të projektit të pikturimit të fasadave. Ndërkohë 5 propozimet e para kanë ardhur pranë bienales së Tiranës dhe ka filluar puna për realizimin e këtyre propozimeve nga këta artistë./tvklan.al