Nuk e kemi parë kurrë Billie Eilish në një duet. Repertori i saj artistik përmban këngë të krijuar nga vetë ajo të cilat lidhen kryesisht me gjendjen e saj emocionale.
Këngëtarja amerikane do të sjellë bashkëpunim e saj të parë me këngëtaren e njohur Rosalia. Projekti muzikor mban titullin “Lo Vas A Olvidar” dhe do të publikohet ditën e nesërme.
Billie e ka postuar një promo të videoklipit në Instagram, të shoqëruar me mbishkrimin: “E keni pritur publikimin e këtij bashkëpunimit me Rosalian, për një kohë të gjatë”.
Kënga e dyshes së njohur gjithashtu do të jetë baza muzikore e episodit të ardhshëm të serisë hit të kanalit HBO, “Euphoria”.
Në të kaluarën këngëtarja Rosalia kishte zbuluar se ishte duke e pritur 19-vjeçaren, Billie Eilish, për të incizuar pjesën e këtij bashkëpunimi dhe dyshja ka punuar vazhdimisht për ta përfunduar këtë këngë edhe gjatë pandemisë së koronavirusit.
Billie Eillish dhe Rosalia janë dy këngëtare të reja në skenën muzikore, por gëzojnë një sukses të jashtëzakonshëm anembanë botës. Ato shquhen për zërin, stilin e veçantë të muzikës, performancat fantastike live nëpër koncerte dhe bashkëpunimet me disa prej yjeve më të mëdhenj të industrisë.
Tv Klan