Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, deklaroi mbrëmjen e kësaj marte në emisionin “Opinion” se vendi ynë ka kapacitetet e mjaftueshme që të vaksinojë të gjithë popullsinë deri në Janarin e vitit të ardhshëm.
“Shqipëria ka kapacitetet e veta për të vaksinuar deri në fund të vitit të gjitha grupet e popullatës… deri në Janarin e vitit tjetër”, tha Bino.
Bino deklaroi se plani i ekspertëve është që ata që do të marrin vaksinën Pfizer të vaksinohen me dy doza. Gjithashtu sipas saj, teorikisht janë siguruar dyfishi i dozave për grupet e riskut. Vetëm në Tiranë mund të vaksinohen 600 persona në ditë, sipas Binos.
“Plani është teorik dhe është bërë fillimisht për grupet e riskut. Fillimisht kemi kapacitet që të vaksinojmë 600 veta në ditë vetëm në Tiranë. Po ngremë kapacitete dhe në pikat e tjera”, tha Bino./tvklan.al