Biznesi duhet të mbështesë sa më shumë sporte në Shqipëri për t’i dhënë atij më tepër zhvillim. Një thirrje të tillë e ka bërë ministri i sporteve Ylli Pango në ceremoninë e shpërblimit të kampionit të Europës për të rinj Erkand Qerimaj, nga birra Tirana, sponsor personal i tij.
Ylli Pango: “Ka rezultat, mbështet, stimulo dhe ki sukses. Pra them se me një koordinim gjithnjë e më të fuqishëm, biznes, mbështetje nga qeveria. Ne do të kemi me siguri një dalje në të gjithë aktivitetet ndërkombëtare siç kemi pas. Ne kemi një krenari të gjithë këtu bashkë nuk na kanë ik dhe s’do i lejmë të ikin.”
Peshëngritësi Erkand Qerimaj dha rezultatin më të mirë në Europianin për të rinj, i zhvilluar në Durrës javën e kaluar. Duken fituar 3 medalje të arta në peshën 77 kilogram./tvklan.al
Gazetar: Endrit Sauku