Shqipëria merr medaljet e para në kampionatin Europian të peshëngritjes për të rinj që po zhvillohet në Durrës. Daniel Godelli ka fituar 3 medalje në garat e sotme për peshën 62 kg, argjendi në shkëputje, ari në shtytje dhe medalje të artë në dygarësh.
Në stilin e shkëputjes Godelli ka marrë medaljen e argjendit pasi u rendit i dyti kur ngriti peshën 121 kg. Ajo që ka ndihmuar Godellin ka qenë suksesi në shtytje. 151 kg për të dhe medalje e ari në këtë stil si dhe medalje ari në dygarësh.
Vendi i dytë në kategorinë 62 kg është zënë nga peshëngritësi rsu Pavel Cukanov, 267 kg në total, 117 në shkëputje dhe 150 në shtytje.
Vendin e tretë të podit është renditur Moldavia me peshëngritësin Alex Pak 266 kg në total, 121 në shkëputje dhe 145 në shtytje. Në pasditen e sotme do të garojë edhe Gerti Trasha, pritet medalje edhe prej tij. Pasi do të jetë edhe garimi i tij i fundit në kampionatet e të rinjve./tvklan.al
Gazetar: Erion Todhe