Erkand Qerimaj është shpallur kampion absolut në peshën 77 kilogram duke fituar të tre medaljet e arti në kampionatin europian të peshëngritjes për të rinjtë.

Erkand Qerimaj: “Jam shumë i kënaqur që ngrita flamurin mes Shqipërisë, shumë herë e kam ngritur në vende të tjera. Falënderoj trajnerin tim Zef Kovaçi, doktorin, gjithë stafin e federatës.”

151 kg në stilin e shkëputjes ka ngritur Qerimaj, 185 në shtytje për një total 336 në dy gara. Peshëngritësi shkodran ka qenë i paarritshëm për rivalët e tij. Kodi iu plotësua nga sportisti rus Molcanov në vendin e dytë me 332 kg në total dhe në vendin e tretë me medaljen e bronzit u rendit peshëngritësi armen Agasian me 327 kg.

Shqipëria deri më tani ka marrë 10 medalje në kampionat, 5 prej të cilave ari, 3 argjendi dhe 2 bronzi./tvklan.al

Gazetar: Erion Todhe