Në Doha nisen bisedimet e ndërmjetësuara nga Egjipit, Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës që synojnë të arrijnë një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit dhe dhënies fund të konfliktit të nisur që nga tetori i vitit të kaluar dhe ku deri me tani ka shkaktuar mbi 40 mijë viktima ne Gaza.
Në tryezen e bisedimeve janë kreu i CIA-s, Bill Burns, kreu i Mossad-it, David Barnea si pjesë e delegacionit izraelit. Të pranishëm janë edhe zyrtarë të lartë të shërbimit sekret egjiptianë. Bisedimet drejtohen nga kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani.
Izraeli ka paraqitur listën me emrat e 33 pengjeve që Hamasi duhet t’i lirojë të gjallë, në mënyrë që një armëpushim i ri të hyjë në fuqi së shpejti. Ndërsa Hamasi nuk merr pjesë, pasi si kushte kryesore ka tërheqjen e ushtrisë izraelite nga i gjithë territori i Gazës dhe pranimin e planit të presidentit Biden, pa ndonjë aneks shtesë.
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Xhon Kirby i pyetur mbi mungesën e Hamasit tha se formati aktual është i ngjashëm me raundet e kaluara të bisedimeve ku ndërmjetësit nga Katari dhe Egjipti do të koordinohen me Hamasin. Bisedimet mes palëve pritet të vijojnë edhe të premten.
Tv Klan