Kosova dhe Serbia kanë zhvilluar sot raundin e radhës të bisedimeve në Bruksel nën drejtimin e të dërguarit special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Pas takimit, Lajçak është shprehur se diskutimet e sotme mes Marko Gjuriç dhe Skënder Hyseni, që janë koordinatorët shtetëror të dialogut, kanë qenë komplekse dhe të ndjeshme.
“Sapo përfunduam bisedimet e sotme me kryenegociatorët Marko Gjuriq dhe Skënder Hyseni mbi pretendimet e përbashkëta financiare dhe pronën. Diskutimet tona konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e çështjes. Vazhdon”, shkruan i dërguari i BE.
Just finished today’s talks with the chief negotiators @markodjuric and Skender Hyseni on mutual financial claims and property. Our discussions confirmed the complexity and sensitivity of the issue. To be continued. pic.twitter.com/h50JfX6AjJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 17, 2020
Takimi i sotëm është vijimi i bisedimeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë për normalizimin ekonomik./tvklan.al