Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Për herë të parë, biznesmenët hartojnë një kod etik të përbashkët mes tyre. Sipas këtij kodi, bizneset bien dakord që të shmangin korrupsionin, konkurrencën e pandershme dhe mungesën e transparencës, si dhe të krijojnë lobingje për mbrojtjen e interesave të tyre.
Luan Bregasi: “Ne jemi për përmirësimin e zbatimit të ligjeve, si dhe për përmirësimin e vetë ligjeve që prekin biznesin, por edhe të ligjeve në përgjithësi. Përmes kësaj lëvizje ne do të synojmë të rritim besimin mes partnerëve në biznes dhe do të përmirësojmë kushtet e konkurrencës dhe do të refuzojmë praktikat korruptive”.
Ardian Fullani: “Jemi pjesëmarrës në disa komisione, ku japim ndihmesën tonë në realizimin e mjaft iniciativave të reja, të cilat shkojnë për propozime, për ligje, ndryshime legjislative etj”.
Afro 19 biznesmenë kanë nënshkruar dokumentin e propozuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë./tvklan.al