Bizneset kërkojnë të punësojnë studentë me eksperiencë, ndërkohë që eksperienca e vetme e një të sapodiplomuari është vetëm puna si kamarier. Të paktë janë ata që kanë ushtruar profesionin e tyre. Në projektin e dhomës së tregëtisë dhe unveristeteve për ditët e karrierës biznesmenët janë shprehur se tregu intelektual është i deformuar, kanë nevojë dhe vende të lira pune, por nuk gjenden studentë të mirë në praktikë. Ata shquhen vetëm në teori. 5 kompani vendase prezantuan në Fakultetin Ekonomik ofertën dhe kërkesën e tyre për të aplikuar në vendet e lira të punës.
“ për mendimin tim është vështirë, është vështirë se tregu është në një konkurencë të madhe pasi numri i ekonomistve që dipllomohen ktë vit është edhe më i madh. Puna part-time vetëm kamarier është për studentin kshu që kamarier kam punuar. “
Gazetarja: Kjo quhet një eksperiencë në qoftë se ti dotë fillosh në një nga firmat që janë prezantuar sot?
“Për kto firma që janë aktualisht nuk, nuk quhet eksperiencë, por për mendimin tim për manaxhimin e ndonjë restoranti ose hoteli, e ke parasysh, mund të quhet.”
“Të kërkojnë eksperiencë pune, thojn të paktën dy vjet, po ne që jemi studentë s’kemi ku ta gjejmë eksperiencën e punës.”
“Shohin, studentët i shohin me një farë skepticizmi.”
Drejtuesit teknikë të firmave që kanë kërkuar frymën e re janë shprehur se këtu mbarojnë 4 vite, por në punë kanë kryer një shkollë më të madhe se kjo. Vetëm nga 3 degët e Fakultetit Ekonomik mbarojnë studimet 400 studentë. /tvklan.al