Lajme Arkiva 2003

Biznesi privat shqiptar-polak është i gatshëm të bashkëpunoj me qeverinë shqiptare në fushën e minierave të industrisë së nxjerjes dhe përpunimit të bakrit, të kromit dhe të mineraleve të tjera përfaqësuesi qeveritar të industrisë polake shprehën interesin e tyre edhe për sektorin e hidrokarbureve ku mund të shihen arsyet e bashkëpunimit.

Në takimin me delegacionin shqiptar përveç kërkesës për rritjen e shkëmbimeve tregtare i cili midis Shqipërisë dhe Polonisë është i ulët zëvendës ministri i Industrisë dhe Energjetikës shqiptare Mehmet Alasami tha se niveli i investimeve të huaja është relativisht i kufizuar.

Pas kompletimit të kuadrit ligjor midis dy vendeve tona si edhe realizimit të marrëveshjes për bashkëpunim për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pritet shkëmbimi i përvojës polake në drejtim të procesit të privatizimit të shoqërive me pronë publike.

Në takimin me përfaqësuesit e dhomës së tregtisë pala polake prezantoi disa prej subjekteve më të mëdha që veprojnë në fushën e hidrokarbureve dhe agrobiznesit./tvklan.al