Kandidati i Partisë Demokratike ne minibashkinë numër 10 ne Tirane, Blendi Fuga, zhvilloi një takim me komunitetin e familjeve te vjetra te Tiranës.
Ne fjalën e tij kandidati Fuga u shpreh se Rama e ka lënë minibashkinë 10 një geto, e cila se shpejti do te shndërrohet me fitoren e PD.
Blendi Fuga: “Ndihem jashtë mase mirë t’ju shoh të gjithëve së bashku dhe them se kështu së bashku do ia dalim që këtë njësi numër 10 ta kthejmë dhe një herë në identitet sepse është kthyer në geto. Është kthyer në një geto nga zoti Rama dhe nga kjo bashki e Tiranës, e cila na ka konsideruar të gjithëve qytetarë të dorës së dytë”.
I pranishëm ne takim ishte dhe prefekti i Tiranës si dhe ish deputeti i zonës, Gëzim Karapici./tvklan.al