Eduard Shalsi: “Prefekti i Berishës ktheu mbrapsht buxhetin e votuar nga shumica e këshilltarëve bashkiak, duke rindalur ecurinë e natyrshme të punëve të qytetit dhe duke rivënë interesat brutale të politikës mbi interesat vitale të qytetarëve. Sali Berisha nga njëra ana dhe Iliri me Monikën nga ana tjetër nuk duan të lëshojnë qytetin e marrë peng për gjithë këto muaj duke u mohuar njerëzve rrugët, shkollat, çerdhet e shumë shërbime të tjera, vetëm e vetëm për përfitime politike në kurriz të qytetarëve.”/tvklan.al