Blendi Klosi: “Në seancën e sotme zoti Berisha ka mundësi t’i tregojë të gjithë shqiptarëve sesa i përkushtuar është ndaj integrimit, respektimit të standardeve demokratike ligjore në Shqipëri. Në emër të Partisë Socialiste të Shqipërisë e ftojmë edhe një herë Sali Berishën të bëjë një herë të vetme në karrierën e tij politike zgjedhjen e duhur. Të lejojë ai dhe mazhoranca e tij hetim të plotë duke përfshirë padyshim dhe hapjen e kutive. Në të kundërt do të përballeni me përpjekje të pafundme të të gjithë popullit opozitar që do të sjellë padyshim fundin e qeverisjes tuaj”./tvklan.al