Bleona Qereti ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin e humorit “Klanifornia” në Tv Klan. Ajo njihet si një vajzë pa komplekse prandaj edhe mbrëmjen e sotme u vu përpara një sfide. Asaj iu kërkua që të hapte telefonin, sfidë të cilën nuk hezitoi ta pranonte.

Në faqen kryesore (Home Screen), Bleona ka vënë foton e qenit të saj Johny J.

“Sa herë që stresohem shikoj telefonin, hap “Home Screen” dhe qetësohem”, tha ajo.

Edhe në WhatsApp, Bleona nuk pati aspak problem të tregonte bisedën e fundit që ka bërë me një personazh të famshëm. Bëhet fjalë për producentin e njohur Timbaland.

“Urime për ‘Paper Empire. Viti 2020 është viti yt”, i shkruante ai, ndërkohë që këngëtarja e falenderon.

Bleona tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me Timbaland. Në vijim të sfidës, ajo u detyrua të tregonte fotot që mbante në telefon. /tvklan.al