Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Eksodi i timorezve vazhdon me ritmin e dy-tre mijë personave në orë, të cilët largohen nga frika e vrasjeve. Milicët filo indonezian mbjellin terrorin dhe vdekjen që kur votimi në referendum ka dekretuar zgjedhjen për pavarësinë e Timorezëve. Ndërkohë rritet presioni ndërkombëtar mbi Xhakartën për ti dhënë fund masakrave. Fondi Monetar Nderkombëtar ka ndërprerë ndihmat për Indonezinë. SHBA ka ndërprerë shitjen e armëve në Indonezi gjithashtu Bill Klinton ka rritur tonin ndaj Indonezisë. Është e detyrueshme ka thënë ai që Xhakarta të pranoj forcën ndërkombëtare.
Atentatet e mbrëmshme në Stamboll do të mbanin firmën e ekstremit të majtë. Policia është tashmë në gjurmët e një burri e të një gruaje, por akoma nuk njihet emri i organizatës në të cilin ata bënin pjesë. Të dy shpërthimet kanë ndodhur në lagjen europiane të qytetit. 20 persona janë plagosur nga atentati.
Janë 90 të vdekurit nga shpërthimi në Moskë dhe tani mbetet vetëm identifikimi i tyre. Deri tani janë arrestuar dy persona të dyshuar. Në Athinë toka vazhdon të lëkundet dhe vazhdojnë gjithashtu kërkimet e personave nën gërmadha./tvklan.al