Për të tretën herë, socialistët tërhiqen nga votimi i ndryshimeve ligjore që rrit pagat e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Sërish nuk arritën të siguronin mbështetjen e opozitës, madje as të Lulzim Bashës i cili më herët kishte deklaruar se do të jepte votën pro.
Teksa deputetë të tjerë të PD e konsiderojnë si një përpjekje për të blerë gjyqtarët e Kushtetueses, në seancë plenare kritikat nuk munguan as nga vetë socialistët.
Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe e shohin të panevojshme shtesën prej 58% në pagat e gjyqtarëve.
Fatmir Xhafaj, deputet i PS: Paga e ndihmon pavarësinë, por paga nuk është baraz integritet dhe profesionalizëm, se me këtë logjikë gjyqtarët e Gjykatë së Lartë do të duhet të konsiderohen më pak të dinjitetshëm se kolegët e Gjykatës Kushtetuese që do të marrin gati dyshin e pagës së tyre.
Erion Braçe, deputet i PS: Rroga nuk ka karrige, çimi nuk përcaktohet. Çmimi i punë nuk përcaktohet nga karrigia, caktohet nga puna. Dhe kjo historia që hajde e rrisim pa kufij rrogën do të vijë një moment që do të kthehet në flluskë.
Me anë të këtyre ndryshimeve ligjore, rroga e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese bëhet rroga më e lartë në vend, 7.7 milionë lekë, dhe e anëtarit të kësaj gjykate 6.4 milionë lekë.
Klan News