I fundit për sot e mbajti fjalën nga foltorja kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi. Ai dënoi gjuhën e përdorur nga Erion Braçe ndaj deputetes Ina Zhupa.

“Provokoi një kolege grua, është kalim limiti njerëzor e human në këtë sallë. T’i drejtohesh me atë gjuhë, përfshihet brenda konceptit të ngacmimit seksual në këtë sallë… E para kjo gojëprishura që u nxorri të gjithëve nga salla.”

Sipas tij, socialistët lanë sallën e Kuvendit sepse “sot kanë marrë rrogën dhe kanë një aktivitet”.

“U ngriti Belinda zgupthi e dini vetë ju si! Është një bandë që udhëhiqet nga vullneti i korrupsionit të qeverisë tuaj. Po i vini kyçin Parlamentin, duke treguar se jeni as më shumë e as më pak se kukulla. Ne paguhemi sot që kemi ardhur në Kuvend, rrogën e morët, merrni çantat e shkoni hani drekë. Të paktën lëreni teatrin me qytetarët! Ogerta të fshihet edhe 7 ditë, mund të merrni masa për kolegët dhe ajo do mbajë përgjegjësi një më një. Bëtë mirë që u zbythët se rrogën e morët!”, tha Bardhi në Kuvend.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali iu përgjigj duke thënë se mazhoranca asnjëherë nuk i është shmangur diskutimeve me orë e ditë në sallën e Parlamentit. Sipas saj, këtë të Enjte ishte e papranueshme gjuha e urrejtjes dhe fjalori denigrues.

/tvklan.al