Fatmir Xhafaj foli për gjithëpërfshirje në komisionin anti – korrupsion jo vetëm nga politika.
Fatmir Xhafaj, kryetari i komisionit anti-korrupsion: Ne përveç faktit që Kuvendi e ka miratuar tashmë përbërjen dhe ata kanë vendet e tyre në këtë komision. Ju kemi bërë edhe një ftesë që nuk kemi pasur një përgjigje për të pasur edhe ata ekspertët e tyre. Kështu ka qenë edhe për reformën në drejtësi, e njejta situatë pak a shumë ku gati për një vit Partia Demokratike nuk ka marrë pjesë në procesin e analizës dhe miratimit të planit të veprimit, është përfshirë më mbrapa kur janë diskutuar amendamentet kushtetuese edhe në vijim deri në momentin pastaj në vazhdim. Në këndvështrimin tim nuk është një zgjedhje e drejtë por është zgjedhje e tyre.
Sipas Xhafajt ky komision nuk është produkt i ndërkombëtarëve.
Fatmir Xhafaj, kryetari i komisionit anti-korrupsion: Ky nuk është projekt i ndërkombëtarëve siç nuk ishte reforma në drejtësi, pavarësisht se si duan ta trajtojnë disa në këtë vend. Ky është një projekt i Kuvendit të Shqipërisë. Ky është një projekt i yni, shqiptarë. Është angazhimi ynë përpara qytetarëve, përpara të sotmes dhe të nesërmes së vendit, për të reformuar procesin, për të reformuar jetën politike shoqërore dhe institucionale në këtë vend.
Xhafaj mohoi akuzat se komisioni i tij do të propozonte amnisti për të ndëshkuarit nga SPAK.
Klan News