Tre ditë pasi bllokuan për më shumë se dy orë katër akse kryesore rrugore në vend, policia ka proceduar penalisht 57 protestues, mes të cilëve kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe disa deputetë të opozitës.

Protestuesit dhe organizatorët e tubimeve në Vorë, Çermë, Milot e Bradashesh akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime dhe manifestime të paligjshme”.

Në protestën e Vorës krahas Bashës, policia ka nisur procedim penal edhe për nënkryetarin e demokratëvee Edi Paloka, kreun e demokristinëve Nard Ndoka, deputetin e LSI-së, Luan Rama dhe Kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziu.

Vorë

Lulzim Basha

Edi Paloka

Nard Ndoka

Luan Rama

Xhelal Mziu Kryebashkiak i Kamzës

Ndërsa në protestën e zhvilluar në aksin rrugor Mamurras-Milot policia ka nisur procedime peale për deputetët Flamur Noka, Nora Malaj, Viktor Tushaj, Aldo Bumçi, Anton Frrokaj, Përparim Spahiu, Lindita Metaliaj, Xhemal Gjunkshi, Lorenc Luka si dhe Kryebashkiakia e Shkodrës Voltana Ademi.

Mamurras Milot

Flamur Noka

Nora Malaj

Viktor Tushaj

Aldo Bumçi

Anton Frrokaj

Përpararim Spahiu

Lindita Metaliaj

Xhemal Gjunkshi

Lorenc Luka

Voltana Ademi Kryebashkiake e Shkodrës

Ndërsa në listën e gjatë të procedimeve të nisura për protestën e zhvilluar në Bradashesh bie në sy emrat e 9 deputetëve ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal, mes të cilëve Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Luçiaono Boçi, Edmond Haxhinasto,  Endri Hasa, Keidi Mehmetaj, Klevis Balliu, Edmond Panariti dhe Ervin Salianji.

Bradashesh

Monika Kryemadhi

Edmond Spaho

Luçiano Boçi

Edmond Haxhinasto

Endri Hasa

Keidi Mehmetaj

Klevis Balliu

Edmond Panariti

Ervin Salianji

Procedim penal është nisur edhe për organizatorët dhe protestuesit që bllokuan rreth rrotullimin e Çermës, mes të cilëve deputetët Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi, Orjola Pampuri, Tritan Shehu, Myslym Murrizi, Nada Meçorapja dhe Luan Baçi,

 Çermë

Enkelejd Alibeaj

Oerd Bylykbashi

Orjola Pampuri

Tritan Shehu

Myslym Murrizi

Nada  Meçorapja

Luan Baçi

Krahas  deputetëve me të njëjtën akuzë janë proceduar edhe disa nga protestuesit.

Tv Klan