Kryetari i partisë LIBRA Ben Blushi vazhdoi fushatën e tij elektorale në qytetin e Durrësit.
Ai përshkoi disa kilometra në këmbë, duke takuar qytetarë të shumtë dhe biznese të vogla të zonës.
Blushi iu tha durrsakëve të mos votojnë Sali Berishën dhe Edi Ramën, pasi ata janë bashkë dhe me votën e qytetarëve majtas apo djathtas do të mbajnë njëri -tjetrin në pushtet.
Kryetari i LIBRA-s në takimet me qytetarë iu kërkoi atyre votën për LIBRA-n në 25 Qershor, si e vetmja forcë që ka dalë në rrugë të mbrojë shqiptarët nga vjedhja dhe korrupsioni./tvklan.al