Pas ngujimit të studentëve në Fakultete, ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Në disa postime në Tëitter, Rama u ka kërkuar ndjesë studentëve dhe prindërve që ankohen për pengimin e mësimit duke e quajtur një “maskaradë që nuk do devijojë rrugën e nisur”.
Kryeministri sqaron së Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen financiare për tarifat, sipas Vendimit të Qeverisë.
“U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve, që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.
Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë. Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student.
Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave. Qentë le të lehin ne do shkojmë së bashku përpara”
, shkruan Rama që e mbyll se ky është një reflektim për të shkuar përtej 8 kërkesave.
Tv Klan