Grupi terrorist Boko Haram ka sulmuar një fshat në Nigeri dhe ka vrarë të paktën 11 persona në prag të Krishtlindjes.
Sipas BBC, militantët e Boko Haram bastisën një fshat që banohej kryesisht me të krishterë dhe dogjën një kishë. Deri tani flitet për 11 të vdekur, por numri i viktimave mund të rritet pasi ende zyrtarisht autoritete nuk kanë reaguar për ngjarjen.
Militantët e grupit terrorist lëvizën me kamionë dhe motoçikleta dhe qëlluan të gjithë ata që u kishin dalë përpara. Po ashtu ata dogjën një kishë, rrëmbyen një prift dhe vodhën pajisje mjekësore nga një spital, përpara se ta digjnin atë.
Boko Haram ka kryer një numër sulmesh në Nigerinë veriore ku po luftojnë për të përmbysur qeverinë dhe për të krijuar një shtet islamik.
Ata promovojnë një version të Islamit që ndalon myslimanët të marrin pjesë në aktivitete që nuk rrjedhin nga tradita islamike./tvklan.al