Zbardhja e juglindjes nga reshjet e dëborës ka bërë që shumë qytetarë të zgjedhin të shkojnë drejt fshatrave turistik të Korçës këtë fundjavë.
Voskopoja, një nga destinacionet më të kërkuara për ‘turizmin e bardhë’ mirëpriti fluks të lartë vizitorësh.
Magjia e dëborës e bëri të veçantë qëndrimin në Voskopojë, sidomos për ata që e vizitonin për herë të parë.
Voskopoja si dhe Dardha mbeten destinacione të preferuara për pushime dimërore si për vendasit ashtu edhe të huajt.
Tv Klan